TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 15:48

Përfundon pjesa e parë/ Zvicra thyen pastër Hungarinë, helvetët i bashkohen Gjermanisë në krye (Video)

Shkruar nga Pamfleti

 

Përfundon pjesa e parë/ Zvicra thyen pastër Hungarinë,

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Hungari-Zvicër, e vlefshme për grupin A të Kampionatit Europian. Helvetët kanë triumfuar me rezultatin e pastër  0-2.

Skuadrës së drejtuar nga Murati Jakin i mjaftuan 13 minuta për të zhbllokuar sfidën. Një pasim prefekt nga Abisher u kap bukur nga Kuaduo Duah, i cili me një goditje të lehtë dërgon topin në rrjetën e Gulaksi.


Goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit në VAR, kryesori e cilësoi të rregullt dhe helvetët shpërthyen në festë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt përfundimit, Zvicra dyfishoi shifart duke kapitulluar totalisht kundërshtarët  hungarezë, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit.

Pasi mori një pasim të shkurtër në hyrje të zonës, Majkëll Abisher lëshoi një predhë drejt portës së Gulaksi, me këtë të fundit, që nuk arriti ta ndalte topin, që përfundoi në rrjetë.


Pritet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi.

zvicra hungaria

Lini një Përgjigje