TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 11:27

Sfida Shqipëri-Itali/ Ambasada e SHBA mesazh Kombëtares: Miqtë tuaj në Tiranë ju mbështesin sonte

Shkruar nga Pamfleti

Sfida Shqipëri-Itali/ Ambasada e SHBA mesazh Kombëtares: Miqtë

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe emocionet sa vijnë dhe bëhen më të forta për sfidën e mbrëmjes së sotme Shqipëri-Itali për Euro 2024.

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja e shumëpritur, Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka uruar suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024.

“Suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024! Miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë ju mbështesin sonte! Forca Shqipëria”, shkruan ambasada në “Instagram”.

“Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, do të zbresin këtë të shtunë në “Signal Iduna Park”, aty ku përballë do të kenë “Të Kaltërit” e Italisë në një përballje historike, ku padyshim një rezultat i madh do të jepte motivimin e duhur, për të krijuar një histori në Euro 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

ambasada e shba

Lini një Përgjigje