TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 14:02

Tupana, këngë dhe valle, shqiptarët nisin festën 7 orë pra ndeshjes me Italinë; Dortmundi 'vishet' kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tupana, këngë dhe valle, shqiptarët nisin festën 7 orë
Tifozë shqiptarë në Dortmund

Me tupana, këngë e valle patriotike.

Kështu e kanë nisur festën mijëra fansa të Kombëtares shqiptare të futbollit, teksa janë grumbulluar në disa pika të qytetit të Dortmundit, para se të marshojnë në mbrëmje drejt stadiumit “Signal Iduna Park”.

Thirrja “O sa mirë me qenë shqiptar!” oshtin në qytetin gjerman që është veshur me ngjyrat kuqezi. Festimet tradicionale të shqiptarëve kanë ndezur edhe kuriozitetin e rivalëve të sotëm në grup. 

Italia dhe Shqipëria do të përballen në sfidën që nis nga ora 21:00, në një stadium ku pritet një "ortek kuqezi".

Dueli Shqipëri- Itali ka pasur një interes të jashtëzakonshëm me 62 mijë vende  që janë shitur të gjithë biletat prej kohësh ndërsa  kur luan skuadra e Dortmundit, numri shkon dhe në afro 80 mijë. Njihet për tarracën më të madhe të tifozëve që qëndrojnë në këmbë apo siç njihet nga e gjithë bota “Muri i verdhë” me 25 mijë tifozë dhe ky impiant ka një kosto prej 200 milionë eurosh në total.

Për sfidën e mbrëmjes trajneri Brazilian ka ende dilema mbi skemën dhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, diçka që e pranoi edhe vetë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.

Dilema e parë lidhet me rreshtimin, pasi krahas skemës 4-2-3-1 të zakonshme, trajneri Brazilian joshet edhe nga ajo 4-3-3, që do të sillte aktivizimin e një mesfushori më shumë dhe uljen në stol të një sulmuesi, për më shumë ekuilibër.

Në portë ka gjithashtu dilema, teksa Berisha duket më i avantazhuar, por vetëm në fund do të mësohet se kush e ka fituar balotazhin. Është rritur ndjeshëm në hierarki edhe Arlind Ajeti, i cili po garon fort për një vend në formacion me Ardjan Ismajlin, teksa vetëm njëri prej tyre do të zbresë në fushë nga fillimi në krah të Gjimshitit.

Në krahët e mbrojtjes nuk ka dilema, me Hysajn e Mitajn të konfirmuar titullarë, ashtu si edhe Asllanin e Ramadanin në mesfushë dhe Bajramin, Asanin e Seferin që do të lëvizin pas shpinës së Brojës.

E nëse Sylvinho zgjidh të përdorë rreshtimin 4-3-3, atëherë do të jetë Seferi ai që do të akomodohet në pankinë, për t’i lënë vendin e titullarit Qazim Laçit, me këtë të fundit që do të bashkohet me Asllanin e Ramadanin për të formuar treshen e mesfushës.

dortmundi \\\\\\\\\\\\\\\'vishet\\\\\\\\\\\\\\\' kuqezi itali-shqipëri

Lini një Përgjigje