Kampionët në fuqi të Europës do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë kundër Shqipërisë.
Trajneri Spalleti ka pasur disa shqetësime me mesfushorët gjatë kësaj jave, por është i lumtur që ka rikuperuar Barelen dhe Fratezin dhe i vetmi që mundon edhe Faxholi.
Në portë do të jetë kapiten Donarunam, ndërsa në mbrojtje rreshtimi do të jetë me Jmatër, Di Lorenco, e Di Marko në krah, Bastoni dhe Kalafiori në qendër. Në mesfushë Barela dhe Xhorxhinjo dhe përpara tyre treshja Kieza, Fratezi dhe Pelegrini që mbështesin Skamaken. Pak muaj më parë Skamaka ishte në dyshim për të qenë apo jo në Europian, sot konsiderohet një xhol i madh për Spaletin nisur nga forma që ka treguar me Atalantën në pjesën e dytë të sezonit.
Lucano Spaleti tha se dominanca kuqezi e tifozëve në stadium është një aspekt që favorizon Shqipërinë, por ky element sipas tij nuk mund të jetë justifikim për rezultatin. Sfida tjetër e grupit B, përveç Itali-Shqipëri është ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, dy skuadra gjithashtu shumë të forta me pritshmëri të lartë në këtë kompeticion.
Lini një Përgjigje