
Zhoao Kanselo ishte mungesa e madhe e Barcelonës në ndeshjen kundër Atletikos së Madridit në fundjavë. Një mungesë e papritur, pasi nuk kishte asnjë lloj paralajmërimi për shqetësime fizike të futbollistit. Por më pas mediat spanjolle kanë mësuar se kishte një prapaskenë të veçantë për mungesën e lojtarit.
“RAC-1” ka bërë të ditur se Kanselo mungoi në këtë ndeshje për shkak se ka zbuluar se një familjar i tij ka probleme me zemrën, probleme që mendohet që janë të trashëgueshme. Kjo është arsyeja pse stafi mjekësor i klubit vendosi që ai të lihej pushim dhe t’i nënshtrohej testeve më specifike për të mësuar me saktësi nëse mund të trashëgonte edhe ai probleme të tilla.
Barcelona mori këtë masë duke kujtuar situatën që u krijua me Kun Agueron, kur pas një ndeshje të luajtur në tetor të vitit 2021 ndaj Deportivo Alavesh, zbuloi se kishe probleme me zemrën që mund të rezultonin fatale. Katalanasit duan të shmagin çdo problem të mundshëm të këtij lloji, duke kujtuar se futbolli spanjoll ka vuajtur tragjedi të rënda në të kaluarën me emra si Antonio Puerta dhe Dani Harke.
Lini një Përgjigje