
Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të Silvinjos për sfidën ndaj Kilit.
Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet nën monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e skuadrës së Egnatias, Alen Sherri.
Duke përjashtuar Uzunin, i cili për shkak dëmtimi u largua nga grumbullimi dhe nuk do të marrë pjesë në dy ndeshjet miqësore, pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike.
Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Parmas në Itali, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, më 22 mars, në orën 20:45.
Lini një Përgjigje