TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2024, 20:38

Një italian debutues do të gjykojë kuqezinjtë ndaj Kilit, UEFA cakton arbitrin që do të vendosë drejtësi në “Ennio Tardini”

Shkruar nga Pamfleti

Një italian debutues do të gjykojë kuqezinjtë ndaj Kilit,

Një gjyqtar italian do të drejtojë kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore që skuadra e Silvinjos luan këtë të premte kundër Kilit në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës.

UEFA ka caktuar italianin Luka Paireto që të ndajë drejtësinë në këtë miqësore, e cila shënon ndeshjen e tij të parë si kryesor në duele të Kombëtareve A. Ndërkombëtar që nga viti 2022, 39-vjeçari Paireto më parë ka drejtuar vetëm aktivitete të moshave në skenën ndërkombëtare, ndërsa ka qenë gjyqtar i katërt në ndeshje të përfaqësueseve A.

Ndeshja e fundit që ka drejtuar Paireto në Itali në këtë sezon është ajo mes Bolonjës dhe Interit, teksa UEFA e sheh si një gjyqtar, i cili mund të bëjë mirë në arenën ndërkombëtare në të ardhmen. Xhorxho Pereti dhe Stefano Alasio do jenë asistentët e tij, ndërsa gjyqtari i katërt është caktuar Mateo Marketi.

luka paireto arbitri italian miqësorja shqipëri-kili

Lini një Përgjigje