
Armando Sadiku ka përse të festojë, edhe pse nuk është pjesë e grupit kuqezi që do të zhvillojë miqësoret përgatitore për pjesëmarrjen në “EURO 2024”.
Sulmuesi ka dhënë një lajm shumë të gëzueshëm në rrjetet sociale, pasi është bërë baba për herë të dytë.
Postimin e ka ndarë bashkëshortja e tij, Elona, e cila ka treguar një foto të dy fëmijëve të çiftit. “Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruante ajo në postimin e ndarë me sulmuesin që ka marrë menjëherë qindra përgëzime e urime, mes të cilave edhe nga futbollistët e Kombëtares kuqezi.

Lini një Përgjigje