TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2024, 21:02

“Nuk isha gati”, ish-presdenti i FIFA-s tregon gjendjen e komës: Engjëjt më thanë se ishte koha për të vdekur

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk isha gati”, ish-presdenti i FIFA-s tregon gjendjen e

Deri nëntë vjet më parë, kur ishte 79-vjeç, Sep Blater ishte ende president i FIFA-s. Dhe ka qenë për 17 vjet, nga viti 1998 deri në vitin 2015. Sipërmarrësi zviceran tani është në pension dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, si për shkak të moshës, ashtu edhe për pezullimit gjashtëvjeçar pas akuzës për korrupsion.

Në janar të vitit 2021, problemet e tij shëndetësore u përkeqësuan dhe ish-numri një i futbollit botëror u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni shumë delikat kardiak, pas të cilit ai qendroi në koma artificiale për një javë. Sot Blater ka rrëfyer ato ditë në një intervistë të bukur dhënë për “The Telegraph”:

Kam pasur halucinacione. Pashë që engjëjt po vinin të më merrnin dhe donin të më merrnin. Jo, nuk jam gati të largohem”. Isha në koma dhe mbaj mend që ishin dy zonja të bukura të veshura me të bardha që kujdeseshin për mua, isha në respirator të cilin më pas duhej ta ndërronin.

Në ëndrrën time kishte engjëj. Duhet të vish, duhet të vdesësh tani. Ata po të presin në parajsë”. M’u deshën më shumë se tre muaj për të kuptuar se isha ende gjallë”.

sep blater ish-presidenti i fifa

Lini një Përgjigje