
Vllaznia dhe Teuta janë dy skuadrat e fundit që prenë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët kaluan pa probleme Flamurtarin, duke e mundur 4-0. Në Shkodër, të besuarit e Qatip Osmanit mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke realizuar tripletë. Balaj shndërroi në gol një penallti, Mala dyfishoi shifrat, ndërsa Alivoda thelloi epërsinë. Në pjesën e dytë, Boshnjaku vendosi emrin në listën e golashënuesve.
Teuta “likuidoi” Skënderbeun falë suksesit 2-0 në “Niko “Dovana”. Portieri i korçarëve, Alia la skuadrën me një lojtar më pak në minutën e 41, teksa preku topin me dorë jashtë zonës. Në superioritet numerik, “Djemtë e Detit” zhbllokuan takimin me Dacin në minutën e 49 dhe “vulosën” kualifikimin me Arifin pak më vonë. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me ekipin e Edi Martinit që sheh përpara, me synimin për të garuar si pretendent deri në fund.
Skuadrat e tjera çerekfinaliste janë Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi dhe Partizani.
Lini një Përgjigje