
Moment shumë i vështirë për ish-sulmuesin e Ajaksit, Kuinsi Promes. Anësori i Spartakut të Moskës kërkohet me ngulm nga drejtësia holandeze për trafik droge. Sipas mediave holandeze, gjykata e Amsterdamit bëri të ditur kërkesën e Prokurorisë, që Promes të dënohet me 9-vite burg.
Trafikimi i kokainës:
Promes, një sulmues krahu në pronësi të Spartakut të Moskës, i dyshuar gjithashtu për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij gjatë një feste në vitin 2020, u akuzua për importimin e 1361 kilogramëve kokainë.
Promes mungon në seanca
Promes nuk ishte i pranishëm në seancë. Avokatët e tij, Robert Malevicz dhe Sofi Hof, zunë vendin e tij, duke raportuar se 32-vjeçari mohon çdo përfshirje në trafikun e drogës.
Pasaporta ruse për të shmangur ekstradimin
Për të shmangur dënimin, Promes po punon për të përfunduar procesin për marrjen e pasaportës ruse në mungesë të një urdhër ekstradimi nga Rusia në Holandë. Në këtë mënyrë, për sa kohë ai qendron në Moskë, ai nuk mund të ndiqet penalisht nga sistemi i drejtësisë së vendit të tij.
Lini një Përgjigje