TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2023, 23:02

Viti i “pleshtit”, Leo Messi shpallet lojtari “më i miri” nga FIFA për 2022-shin

Shkruar nga Pamfleti

Viti i “pleshtit”, Leo Messi shpallet lojtari “më i

Çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes e fitoi Leo mesi, që pas suksesit me Argjentinën në Botërorin e Katarit u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022.

Sa i përket futbollit të femrave, lojtarja më e mirë u shpall Aleksia Putejas. Për argjentinasit mbrëmja nuk do të mbaronte me kaq, pasi Lionel Skaloni u shpall trajneri më i mirë i vitit, ndërsa Emiljano Martinez fitoi trofeun si portieri më i mirë i vitit.

Gjithashtu çmimin tifozët e vitit e morën pikërisht argjentinasit për atmosferën e krijuar në Katar gjatë Botërorit. Trajnerja më e mirë u shpall Sarina Vigmen, ndërsa çmimi “Pushkash” u fitua nga Marsin Oleksi.

Viti i “pleshtit”, Leo Messi shpallet lojtari “më i

messi fifa 2022

Lini një Përgjigje