TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2023, 22:49

Milani thyen Atalantën mes spektaklit, yjet e PSG-së i japin leksion Marsejës dhe “vrasin” kampionatin

Shkruar nga Pamfleti

Milani thyen Atalantën mes spektaklit, yjet e PSG-së i japin leksion

Milani ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa ka fituar ndaj Atalantës në “San Siro” me rezultatin e pastër 2-0.

Një super-goditje e Teo Hernandez i dha avantazhin kuqezinjve në minutën e 25. Koordinim perfekt i tij dhe topi ishte i pamundur për t’u kapur nga Muso.

Në pjesën e dytë, bergamaskët dominuan lojën, por e patën shumë të vështirë të konkretizonin dhe të godisnin kundërshtarin. Titullar në këtë sfidë për ekipin e Gasperinit ishte Berat Gjimshiti. Në fund pati kohë edhe për një gol të Mesias.

Te Milani mund të festojnë jo vetëm për fitoren, por edhe për rikthimet në fushë të portierit Menjo dhe sulmuesit Ibrahimoviç.

Mesi dhe Mbape të papërmbajtshëm. Yjet e PSG-së bënë gjithçka vetë në triumfin 0-3 që PSG-ja arriti në “Velodrom” ndaj Marsejës, teksa skuadra e Galtier tashmë është arratisur në krye me një diferencë +8 duke “vrarë” në një farë mënyre kampionatin.

Në minutën e 25 ishte Mbape që pas asistit të Mesit zhbllokoi sfidën, teksa katër minuta më vonë, duket se francezi i ktheu reston argjentinasit, duke asistuar në golin e shënuar nga “Pleshti” në minutën e 29. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2, teksa për të vulosur këtë triumf mendoi sërish dysha e yjeve Mesi-Mbape.

Ashtu si te goli i parë, Mesi nxori nga repertori i tij një asist spektakolar, me Mbape, që me një gjuajtje fluturimthi të kalibruar përshëndeti për herë të dytë rrjetën.


Në sfidën e radhës PSG-ja do të presë Nantën, teksa Marseja e vendit të dytë do të përballet me Ren.

milan atalanta seria a psg olimpik marsejë liga 1

Lini një Përgjigje