TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2023, 20:04

Junajtid fiton trofeun e parë në epokën Ten Hag, “Djajtë e Kuq” ngrenë kupën pas 6-vitesh mungesë

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid fiton trofeun e parë në epokën Ten Hag,

Mançester Junajtid feston trofeun e parë në epokën “Ten Hag”. “Djajtë e Kuq” triumfuan në finalen e “Carabao Cup” përballë Njukasëllit, që e mposhtën pastër 2-0. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Kasemiro dhe Rashford.

Për Junajtid ky është suksesi i gjashtë në histori në këtë kompeticion. Vetëm Liverpuli (9) dhe Mançester Siti (8) e kanë fituar më shumë “Carabao Cup”.

Për herë të fundit e kishte fituar gjashtë vite më parë. Po kaq vjet kishin “Djajtë e Kuq” pa fituar një trofe.

Mançester Junajtid kaloi në epërsi në minutën e 33 në finalen e “Carabao Cup”, në “Wembley”. “Djajtë e Kuq” fituan një goditje të lirë në një pozicion të rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit.

Shou krosoi topin për Kasemiron në qendër, me brazilianin që bëri më të mirën, duke e dërguar topin pas shpinës së Karius.

Vetëm pak minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë i futbollistëve të Junajtid përmbyllet me gol nga Rashford, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit.

njukasëll mançester junajtid "carabao cup"

Lini një Përgjigje