TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2023, 18:25

E kërkoi Partizani gjatë verës së kaluar, lojtari shqiptar vetëm 2 gola larg rekordit personal në Serinë C

Shkruar nga Pamfleti

E kërkoi Partizani gjatë verës së kaluar, lojtari shqiptar

Silvio Merkaj vazhdon të shënojë me një rregullsi mbresëlënëse në Serinë C dhe është një nga kandidatët kryesorë për të fituar garën e golashënuesit më të mirë në Grupin B të këtij turneu. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe sot, duke ndihmuar skuadrën e Entelës të sigurojë një fitore që e ngjit në vendin e dytë në renditje dhe e bën pretendente për ngjitjen në Serinë B në edicionin e ardhshëm.

Merkaj ishte si zakonisht titullar në sfidën që Entela luajti në transfertë kundër Ankonës. Në një ndeshje të dominuar totalisht nga miqtë, Merkaj shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-0, duke transformuar me saktësi një penallti.

Nëse Entela u ngjit në vendin e dytë në renditjen e kampionatit pas këtij rezultati, vetë Merkaj e sheh veten në vendin e 4 në renditjen e golashënuesve më të mirë me 12 rrjeta të tundura në këtë sezon. Rekordi i tij në Serinë C është ai i edicionit të kaluar, ku shënoi 14 gola, 12 të tillë në edicionin e rregullt dhe 2 në play-off.

Partizani kërkoi sulmuesin gjatë verës, por u tërhoq kur Entela i kërkoi 500 mijë euro për kartonin e tij.

silvi merkaj sulmuesi shqiptar seria c

Lini një Përgjigje