TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2023, 17:41

Sërish dhunë në Elbasan, pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin, pre e sulmeve bie autobusi i ekipit liqenor

Shkruar nga Pamfleti

Sërish dhunë në Elbasan, pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan

Ndeshja mes Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë është shënuar me plot incidente.

Pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin pas një penalltie në favor të Elbasnit në minutën 5, dhuna është përhapur dhe jashtë fushe.

Kështu, pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 1-1 nuk është pritur mirë nga sportdashësit elbasanas.

Si hakmarrje ndaj ekipit pogradecar është goditur autobusi i KF Pogradecit para hyrjes në Librazhd, nga një mjet BMW duke i thyer xhamin.

Një tjetër episod i shëmtuar në futbollin shqiptar, teksa ditën e djeshme ndodhi e njëjta gjë me tifozët e Tiranës që dëmtuan autobusin e Teutës pas humbjes në “Air Albania”.

 

elbasani pogradeci kategoria e dytë

Lini një Përgjigje