
Eliminimi i Barcelonës nga kompeticionet evropiane këtë sezon, ka bërë trajnerin Xavi të shoh për opsione të reja në sulm. Me Ansu Fati dhe Ferran Torres, të cilët nuk ofrojnë më siguri te tekniku Xavi, përsa i përket repartit ofensiv, tashmë klubi “blaugrana” është në kërkim të një anësori tjetër për sulmit dhe “opsioni” i preferuar i “katalansve” është një tjetër lojtar i La Liga.
Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të majtë të Atletico Madrid, belgun, Yannick Carrasco. Sipas mediave spanjolle, Carrasco pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll dhe drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemani, të cilët besojnë se belgu do të përshtatet në mënyrë të përkryer me skemat e Xavit.
Por afrimi i 29-vjeçarit në “Camp Nou” pritet të sjellë largime, me klubin që do të tentojnë shitjen e spanjollëve Ansu Fati dhe Ferran Torres, më këtë të parin, që vetëm pak kohë më parë konsideriohej si “Messi” i ri i “blaugranave”. Ndërkaq më herë ka pasur raportime, se Barcelona përfshiu opsionin e blerjes së Carrascos për 15-20 milionë euro në një marrëveshje me Atleticon për sulmuesin Memphis Depay, por nuk pati asnjë dakordësi apo deklaratë nga të dyja klubet.
Lini një Përgjigje