
Rafael Leao dhe Milani duken më pranë rinovimit se kurrë, të paktën duke nga fjalët e vetë portugezit, i cili u shpreh se ishte tepër i lumtur me skuadrën, pas fitores së mbrëmshme ndaj Atalantës.
“Jemi në një moment shumë të mirë dhe këto 3 fitore radhazi na kanë shtuar shumë vetëbesimin, por mbi të gjitha po nisim që të propozojmë lojën tonë, ritmin tonë në fushë. Kundër Atalantës ishte një ndeshje e vështirë, por mendoj se bëmë një ndeshje të bukur dhe merituam”, tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se i pëlqen roli i ri që Pioli i ka dhënë në skuadër. Leao bëri tifozët të ëndërrojnë për një rinovim të kontratës, pasi u shpreh për mediat se te Milani ndihet si mbret, gjë që tregon se nënshkrimi i kontratës së re mund të jetë shumë pranë.
“Po luaj më pranë portës, por mbi të gjitha nuk kam skema fikse dhe mund të luaj kudo në fushë. Kjo është diçka që më pëlqen shumë, pasi kështu mund të shpreh edhe më mirë cilësitë e mia. Te Milani ndihem shumë mirë, në Milano gjithashtu jetohet shumë mirë. Ndërkohë, prej kohësh po bisedojmë me njerëzit e duhur për të mbyllur këtë çështje dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Tani është e rëndësishme që të bëjmë sa më shumë pikë në ndeshjet që kanë mbetur dhe në verë do të kemi të gjithë kohën e mundshme për rinovimin”, tha ai.
Lini një Përgjigje