TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2023, 20:51

I kurorëzoi “mbretër” të futbollit botëror, Argjentina i beson kombëtaren Lionel Scaloni-t deri në 2026

Shkruar nga Pamfleti

I kurorëzoi “mbretër” të futbollit botëror,

Fitorja e trofeut të Kupës së Botës për një trajner është padyshim, një nga arritjet më të mëdha në karrierë, sidomos kur ajo Kombëtare ka 36 vitesh që e ndjekje atë trofe.

Një gjë e tillë ndodhi dhe me teknikun Lionel Scaloni, i cili “udhëhoqi” Kombëtaren argjentinase drejt fitores së Kupës së Botës, në Katar, dhjetorin e vitit të shkuar. Për këtë arsye “albiceleste”-t vendosën rinovimin me teknikun 44-vjecari.

Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetin sociale “Twitter”, Federata Argjentinase e Futbollit konfirmoi se tekniku Scaloni do të jetë në krye të pankinës së Argjentinës deri në vitin 2026, vit që përkon dhe me edicionin e radhës së Kupës së Botës, i cili do të zhvillohet në 3 shtete, Kanada, Meksikë dhe SHBA.

argjentina scaloni 2026

Lini një Përgjigje