TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2023, 22:44

Nga Messi te Mbappe e Haaland, FIFA shpall formacionin më të mirë të vitit 2022

Shkruar nga Pamfleti

Nga Messi te Mbappe e Haaland, FIFA shpall formacionin më të mirë

FIFA ka shpallur formacionin më të mirë të vitit 2022 në mbrëmjen gala të shpërndarjes së çmimeve “The Best”.

Fillimisht u akordua çmimi “Puskas”, për golin më të bukur të vitit, ku si kurrë më parë, fitues doli një futbollist me aftësi të kufizuara e më konkretisht, polaku Marcin Oleski, pasi shënoi me një roveshatë perfekte. Në garën për çmimin “Puskas”, polaku mundi brazilianin Richarlison dhe francezin e Marseille, Dimitri Payet.

Ndërkaq, janë shpërndarë dhe çmimet për trajnerin “më të mirë” të vitit, ku fituesi ashtu siç pritej doli argjentinasi Lionel Scaloni, pas atij triumfi të magjishëm, në Katar. Në garë për çmimin prestigjioz bashkë me argjentinasin ishin dhe tekniku italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti, si dhe spanjolli i Manchester City, Pep Guardiola.

Pas përcaktimit të portierit e trajnerit “më të mirë”, si dhe të çmimit “Puskas” për golin më të bukur, tashmë FIFA ka prezantuar me publikun e gjerë, “formacionin e vitit”, ku për rreshtimin është përdorur “formula” tejet e veçantë, 3-3-4.

Në portë çuditërisht është vendosur Thibaut Courtois, me mbrojtjen që plotësohet nga Achraf Hakimi, Virgil van Dijk dhe Joao Cancelo. Për mesfushën dy “arkitektë” dhe një “katalizator”, me FIFA-n, që ka përzgjedhur, belgun Kevin de Bruyn, kroatin Luka Modric dhe brazilianin Casemiro. Sulmi i mbushur plot “klas” e “yje”, teksa në formacionin përfundimtar janë vendosur Lionel  Messit, Kylian Mbappe, Karim Benzem dhe norvegjezin Erling Braut Haaland.

Nga Messi te Mbappe e Haaland, FIFA shpall formacionin më të mirë

fifa formacioni vitit

Lini një Përgjigje