TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2024, 21:09

Vinisius bën testin e ADN-së, mos e besoni po deshët por dalin në dritë faktet për prejardhjen e brazilianit

Shkruar nga Pamfleti

Vinisius bën testin e ADN-së, mos e besoni po deshët por dalin

Në një ceremoni këtë të martë, para ndeshjes kundër Uruguajit, Vinisius Zhunior dhe babai i tij morën një certifikatë nga duart e presidentit të CBF-së, Ednaldo Rodrigues, në kuadër të fushatës “Raízes de Ouro” (Përkrahja e Rrënjëve të Arta), ku u realizuan teste ADN-je me një kompani për ndjekjen e gjenealogjisë.

Vini Jr. mban me vete dëshirën për të nderuar rrënjët e tij. Sidoqoftë, si shumë afro-brazilianë, historia e paraardhësve të tij u fshi nga racizmi dhe trashëgimia e skllavërisë.

Falë një testi ADN-së me “AfricanAncestry.com”, zbuluam se paraardhësit e tij vijnë nga fisi Tikar në Kamerun”, zbuloi CBF, duke cituar Gina Paige, themeluesen dhe presidenten e “AfricanAncestry.com”.

Nuk e dija, u befasova po e shoh tani. Por jam shumë i lumtur”, tha Vini Jr. “Është e rëndësishme të dimë nga erdhëm. Kjo ndodh me brazilianët, në të vërtetë, nuk e dimë nga erdhën paraardhësit tanë, nga është origjina jonë. Por jam i lumtur, ne jemi nga Kameruni”, shtoi babai i tij, Vinisius de Oliveira.

Vinisius Zhunior është një nga figurat kryesore në luftën kundër racizmit në futboll dhe në Spanjë ka luftuar kundër akteve diskriminuese të natyrës raciale.

Jemi të nderuar që zbuluam rrënjët afrikane të Vini Jr. dhe familjes së tij. Besojmë se rikonfirmimi me rrënjët e tij afrikane është një akt i fuqishëm i “rezistencës”, në përputhje me mbrojtjen e drejtësisë sociale brenda dhe jashtë stadiumeve”, përfundoi Gina Paige.

 

vinisius zhunior sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje