TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2024, 20:47

“Kosova është Serbi”, mediat serbe ‘nxehin gjakrat’ pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është Serbi”, mediat serbe ‘nxehin

Rumania fitoi ndeshjen e ndërprerë me Kosovën në tavolinë, me rezultatin 3-0. UEFA shpalli vendimin përfundimtar, duke i dhënë të drejtë rumunëve me pretendimin se lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha pa u dashur një gjë e tillë.

Komisioni Disiplinor i Forumit Europian vendosi në favor të rumunëve, duke lënë me pikëllim opinion sportiv shqiptar. Menjëherë pasi u publikua lajmi zyrtar nga UEFA, shtypi në Serbi reagoi dhe u shpreh kategorik mbi ndeshjen Rumani-Kosovë.

Gazetat serbe e nisën shkrimin me moton ‘Kosova është Serbi’, duke shkaktuar nxehje gjakrash. Opinioni në Serbi i gëzohet favorizimit të Rumanisë dhe është i kënaqur në masë.

Ka shumë shprehi mbi këtë ndeshje dhe mbi ngjarjet që u shkaktuan. Sanksioni është i rëndësishëm dhe përmendja në vendimin e UEFA-s është korrekt. “Kosova është Serbi”. Kjo shkakton shumë acarim, por është e vërtetë. Kjo thënie mund të shkaktojë histeri te shqiptarët.”, u shpreh shtypi serb.

mediat serbe vendimi i uefa-s

Lini një Përgjigje