TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2023, 18:43

Uzuni përmbys ndeshjen dhe i jep fitoren Granadës, skuadra spanjolle është vetëm 3 pikë larg La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni përmbys ndeshjen dhe i jep fitoren Granadës, skuadra spanjolle

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në kampionatin spanjoll dhe sot ka tundur rrjetën për herë të 18 në këtë sezon, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si golashënuesi më i mirë i La Liga 2.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë pjesë e suksesit 3-1 në transfertë të Granadës ndaj Burgos, teksa ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 84 të kësaj sfide. Pas një kundërsulmi perfekt, ai gjuajti në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë pa i dhënë kohë portierit kundërshtar që të reagonte, duke kaluar në avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipin e tij.

Kështu, Granada fitoi dhe iu bashkua Levantes në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm 3 më pak se Las Palmas që mban aktualisht vendin e parë. Dy skuadrat e para në renditje shkojnë direkt në La Liga, ndërsa katër ekipet më poshtë marrin pjesë në fazën play-off. Sa i përket renditjes së golashënuesve, Uzuni ka një avantazh prej 7 golash ndaj De Hare të Mirandes, i cili mban vendin e dytë.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare la liga

Lini një Përgjigje