TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2023, 18:09

Arsenali bën mrekullinë në “Emirates”, PÇelsi rikthehet te triumfi, zhgënjen Totenhemi

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali bën mrekullinë në “Emirates”, PÇelsi

Arsenali kryesues ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Burnmuthit me rezultatin 3-2, duke dërguar sërish diferencën në +5 nga Mançester Siti i vendit të dytë.

Që do të ishte një ndeshje e vështirë për “Topçinjtë”, kjo u pa që në sekondat e para, teksa Billing zhbllokoi shifrat. Pavarësisht presionit të ekipit të Artetas, mysafirët dyfishuan shifrat me Senesin pas 60 minutash lojë.

Arsenali nuk u demoralizua dhe vendosi ekuilibrat. Fillimisht ndeshjen e rihapi Parti, e më pas goli i barazimit të përkohshëm mban vulën e Uajt.

Në minutën e 98 ndodhi mrekullia. Skuadra e Mikel Artetës gjeti golin e fitores me Nelson, i aktivizuar në minutën e 69 në vend të Smith Rou.

Kthehet më në fund të fitorja Çelsi i Graham Poter. Pas disa rezultatesh zhgënjyese radhazi, Blutë kanë mundur 1-0 në shtëpi skuadrën e Lidsit falë golit të Fofana në minutën e 53.Rezultat zhgënjyes për Totenhemin e Antonio Kontes. “Spërsat” u mundën 1-0 në fushën e Volves, me këta të fundit që gjetën golin e fitores në minutën e 82 me Traore.

arsenali totenhemi Çelsi premier liga

Lini një Përgjigje