
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, bëri një paraqitje mjaft të mirë në fitoren që Lacio arriti përballë Napolit në transfertë.
Në një intervistë pas ndeshjes, ai foli për formën që po kalon ekipi: “Po rritemi si skuadër, kjo fitore ishte një provë. Kemi bërë mirë kundër një ekipi të madh si Napoli. Kjo ishte një ndeshje që na bën të kuptojmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen”.
Më pas ai u ndal dhe te forma e tij personale, i cili është kthyer në një titullar të padiskutueshëm të bardhekaltërve.
Vjet ishim dobët. Këtë sezon dimë të bëjmë lëvizjet e duhura dhe gjithçka funksionin lehtësisht. Unë e ndjej besimin e shokëve dhe të trajnerit, është normale që gjërat të ecin mirë. Mbrojtja funksionoi ndaj Napolit. Të gjithë ishim të përqendruar, nga portieri tek Çiro Imobile. Edhe nëse lëvizte një mizë, ne i bënim thirrje njëri-tjetrit që të bënim kujdes. E donim me gjithë zemër këtë fitore.
Lini një Përgjigje