TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2023, 20:43

Rikthehet futbolli në Turqi, ish-ylli i Superiores bëhet protagonist dhe tund rrjetën

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet futbolli në Turqi, ish-ylli i Superiores bëhet protagonist

Futbolli turk është rikthyer plotësisht këtë fundjavë, pasi në fushë kanë zbritur skuadrat e të gjithë kategorive, të cilat kishin lënë kampionatin në mes për shkak të tërmetit të rëndë që goditi këtë vend, duke shkaktuar mijëra të vdekur. Dhe Dejvi Bregu është bërë menjëherë protagonist.

Mesfushori vlonjat ka gjetur rrugën e rrjetës që në sfidën e parë, në ndeshjen e Boluspor në transfertë ndaj Goztepe. Në minutën e 61 të takimit, Bregu ishte ai që i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë kampionat ku ka dhënë edhe 3 asiste.

Futbollisti shqiptar është kthyer në një figurë qendrore te klubi turk, i cili synon të afrohet me zonën e play-off për ngjitjen në Superligën turke në edicionin e ardhshëm.

dejvi bregu kampionati turk mesfushori vlonjat

Lini një Përgjigje