TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2023, 15:35

Siti mposht Njukasëllin dhe zhyt në krizë bardhezinjtë, “Qytetarët” shtojnë presionin ndaj Arsenalit kryesues

Shkruar nga Pamfleti

Siti mposht Njukasëllin dhe zhyt në krizë bardhezinjtë,

Përfundon ndeshja e javës së 26 në Premier Ligë. Mançester Siti ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Njukasëllin. Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 15. Foden shfrytëzoi asistn e Rodrit për t’i ikur mbrojtjes mike dhe tundi rrjetën e “Qymyrxhinjve”.

Skuadra e drejtuar nga Edi Hou u mundua të reagonte, por Siti dyfishoi shifrat në minutën e 67. Bernardo Silva finalizoi saktë një pasim të përpiktë nga Haland.

Minutat e mbetura kaluan mes tensionesh dhe nervash, ku u ndëshkuan me kartonin e verdhë Halannd për Sitin dhe Bërn e Guimaraesh për Njukasëllin.

Kjo fitore e mban Sitin në vendin e dytë dhe shton presionin ndaj Arsenalit kryesues. Skuadra e Guardiolës shkon në kuotën e 58 pikëve. Ndërkohë, Njukasëlli mbetet në vendin e 5 me 41  pikë.

mançester siti njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje