TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2023, 21:07

Sulmuesi italian tregon historinë e çuditshme me bomberin shqiptar: Presidenti i Serisë A hoqi Bogdanin për ngjyrën e këpucëve

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi italian tregon historinë e çuditshme me bomberin shqiptar:

Alesandro Diamanti, sulmuesi i njohur italian, i cili në karrierën e tij ka luajtur për shumë klube në Serinë A si dhe me përfaqësuesen e Italisë, ka treguar një nga momentet më të çuditshme të karrierës së tij, etapën te Livorno, duke përfshirë në historinë e tij edhe ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Erjon Bogdanin.

Duke folur për “Cronache di Spogliatorio”, ai ka zbuluar se presidenti i Livornos, Aldo Spineli, ishte një person i fiksuar pas besëtytnive. Dhe kjo mesa duket i krijoi telashe që në ditët e para edhe Bogdanit, i cili luajti në këtë klub në sezonin 2007-2008.

Një herë ishte Bogdani, i cili kishte këpucët blu”, kujton Diamanti. “Para ndeshjes, Spineli vinte në dhomat e zhveshjeve. Si fillim i tha “Kush je ti?”, pasi ai kishte ardhur një javë më parë. Iu përgjigj “Jam sulmues unë, jam Bogdani”.

Ah Bogdani, sa i madh je” i tha, e pastaj shtoi “Jo, ti nuk luan. Me këpucët blu nuk luan se sjell ters”. Kështu, atij iu desh të hiqte këpucët blu”, kujtoi Diamanti episodin e veçantë me presidentin e Livornos në ato vite.

alesandro diamanti erjon bogdani

Lini një Përgjigje