
Tifozët shqiptarë janë grumbulluar në Dortmund përpara ndeshjes së Kombëtares me skuadrën Italiane, në kuadër të Euro 2024.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihen mijëra tifozë që janë nisur drejt stadiumit, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Ata janë të pajisur me flamuj kuq e zi, me bluza me ngjyra të flamurit e me plisa në kokë dhe dëgjohen teksa këndojnë këngën ‘himn’ të Kombëtares, ‘Mora Fjalë’.
Sipas përllogaritjeve edhe nga mediat e huaja, përllogaritet që të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë për të parë ndeshjen me Italinë, një shifër tepër e lartë në krahasim me numrin e përgjithshëm të vendeve në stadium.
Shqipëria në këtë fazë pritet të luajë 3 ndeshja, ku e para do të luhet sot me Italinë, me të cilën Kombëtarja do të kërkojë një rezultat pozitiv.
Kujtojmë se ecuria e Kombëtares shqiptare në këtë kompeticion ka qenë e mirë, ku në fazën e grupeve u rendit e para në grupin e vetë.
Lini një Përgjigje