TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 18:02

Uli kokën dhe shmangu kontaktin me topin, Hysajt i kushton shtrenjtë gjesti; Silvinjo gati të ‘ndëshkojë’ mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Uli kokën dhe shmangu kontaktin me topin, Hysajt i kushton shtrenjtë

Ndeshja me Italinë do të mbahet mend gjatë nga Elseid Hysaj. Jo për faktin që përballë kishte Kampionët në fuqi, por për shkak të veprimit të tij të shumë diskutuar në momentin e golit të barazimit nga Nikolo Barela.

Mbrojtësi po kritikohet shumë për shkak se në momentin që lojtari italian gjuajti drejt portës, Hysaj uli kokën dhe shmangu kontaktin me topin. Diçka e tillë ka irrituar pafund tifozët, të cilët kanë vërshurar në një “lumë” kritikash drejt tij.

Por “kalvari” i “vuajtjeve” mund të vazhdojë. Për duelin me Kroacinë, Silvinjo mund t’i japë një “dënim”. Braziliani mbase nuk mund të kapërdijë lehtë një veprim të tillë dhe me shumë gjasa do ta ulë në stol, teksa mund ta nisë sfidën nga minuta e parë Ivan Balliu.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje