TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 17:36

Momenti i rëndësishëm i sezonit, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët në turin e parë të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Momenti i rëndësishëm i sezonit, ekipet shqiptare

Nesër në orën 16:00 hidhet shorti për turin e parë të Ligës së Konferencës. Skuadrat që përfaqësojnë Shqipërinë janë Partizani, Vllaznia dhe Tirana.

Tirana ndodhet në grupin 1 ku renditet si skuadër favorite bashkë me Shkëndijën e Tetovës. Bardheblutë dhe tetovarët rrezikojnë përballjen me një skuadër shqiptare. Bëhet fjalë për Malishevën që renditet te skuadrat jofavorite. Klubet e tjera janë Velez Mostar nga Bosnja, Torpedo, Noah dhe Isloch Minsk.

Në grupin 3 ndodhet Partizani që do ketë përballë një prej FC Torpedo, FC Aktobe, Marsaxlokk FC, FK Mornar, JK Tallinna Kalev.

Skuadra tjetër që përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Konferencës është Vllaznia. Kundërshtarët e mundshëm të saj janë FA Šiauliai, NK Bravo, FK Auda, FC UNA Strassen dhe Valur.

Momenti i rëndësishëm i sezonit, ekipet shqiptare

tirana partizani vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje