TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 15:54

Videoja epike/”Goollllll”, komentatori turk ‘çmendet’ nga goli i Bajramit, nuk ndal dot gëzimin dhe të bërtiturat

Shkruar nga Pamfleti

Videoja epike/”Goollllll”, komentatori turk

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Europian, duke realizuar golin më të shpejtë në sekondën e 24.

Goli i tij "çmendi" edhe komentatorin turk që ishte i pranishëm në “Signal Iduna Park” të Borusias së Dortmundit.

Në ndeshjen që u luajt të shtunën, Shqipëria u mposht me rezultatin 2-1 nga Italia. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh, por “Axurrët” përmbasën shifrat brenda 5 minutave. Në fillim ishte Bastoni që barazoi rezultatin në minutën 11 dhe 5 minuta më vonë ishte Barrela që i dha fitoren Kampionëve të Europës, pas gafës së Elsied Hysajt.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë përballë Kroacisë në "Volksparkstadium" të Hamburgut, të mërkurën më 19 qershor në orën 15:00.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit për në raundin tjetër të Kampionatit Europian.

nedim bajrami mesfuishopri shqiptar komentatori turk

Lini një Përgjigje