TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 16:52

Rumania "shkërmoq" Ukrainën, ballkanasit e nisin me këmbën e mbarë Europianin dhe bëhen gati për Belgjikën

Shkruar nga Pamfleti

Rumania "shkërmoq" Ukrainën, ballkanasit e nisin me

Rumania ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Ukrainën dhe e ka nisur me këmbën e mbarë Europianin.

Ballkanasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 29. Lunin bëri një gabim fatal duke e pasuar topin te kundërshtari, Stançiu goditi një “predhë” nga distanca dhe e dërgoi topin në trekëndësh.

Rumunët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli dhe shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga Jordanesku realizoi edhe dy gola të tjerë, duke vulosur shifrat përfundimtare në 3-0.

Në minutën e 53, një goditje tokazi e Marin nga jashtë zone u bë e pakapshme për portierin Lunin me këtë të fundit që u tregua naiv dhe i dhuroi një tjetër gol rivalit.

Vetëm 4 minuta më pas, Man dribloi të gjithë në zonë dhe pasoi për Dragush që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte.

Ndeshjen e ardhshme, Rumania do ta luajë me Belgjikën më 22 qershor në orën 21:00, ndërsa Ukraina do të përballet me Sllovakinë më 21 qershor në orën 15:00.

rumania ukraina "euro 2024"

Lini një Përgjigje