TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 16:15

Bie miti “tiki-taka” te Spanja pas 16 vitesh, ekipi i De La Fuente lëshon kontrollin e topit dhe hap një cikël të ri

Shkruar nga Pamfleti

Bie miti “tiki-taka” te Spanja pas 16 vitesh, ekipi i De La Fuente

Spanja fitoi në debutimin e saj në “EURO 2024”, duke mundur Kroacinë me rezultatin e pastër 3-0. Kjo është fitorja e shtatë e skuadrës në një ndeshje hapëse të një Europiani. Humbja e vetme e Spanjës në ndeshjen e parë të saj në një Europian daton në edicionin e vitit 2000 kundër Norvegjisë, 0-1. Megjithatë, triumfi i spanjollëve pati një rezultat “negativ”.

Për herë të parë, pas vitit 2008, “Furia Roha” humbet duelin në lidhje me mbajtjen e topit, 54% në favor të Kroacisë.

Hera e fundit që Spanja u tejkalua në zotërimin e topit ishte më 18 nëntor 2014, gati dhjetë vite më parë, në një miqësore të luajtur në “Balaidos” (Vigo) kundër Gjermanisë, ndeshje që përfundoi me fitoren 0-1 të Gjermanisë.

Sipas “Corriere della Sera”, ky është fundi i tiki-taka së famshme, tani skuadra e drejtuar nga De La Fuente është një tjetër skuadër, me vertikale, më agresive dhe më cinike. De La Fuente ka fshirë përfundimisht këtë filozofi loje që spanjollët e kthyen në art duke fituar 2 Evropiane dhe 1 Botëror.

Me kalimin e viteve, kjo strategji nisi të bëhej jo efikase, madje në Botërorin e Katarit, Spanja mbajti 77% topin përballë Marokut, por në fund u eliminuan.

 

spanja "euro 2024"

Lini një Përgjigje