
Indrit Tuci ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin kroat. Ekipi i tij, Lokomotiva e Zagrebit po luan aktualisht përballë Rijekës dhe po fiton me rezultatin 1-0.
Golin për Lokomotivën e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci. Ishte 23-vjeçari kuqezi ai që kaloi të tijtë në avantazh falë një gabimi që mbrojtja kundërshtare bëri.
Një tjetër paraqitje e mirë nga Tucin. Ky gol për të është i 5 në 7 ndeshjet e fundit.
Lini një Përgjigje