TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2023, 21:37

Dritë në fund të tunelit për mbrojtësin shqiptar pas dëmtimit të pësuar, Roma ka një plan për Marash Kumbullën

Shkruar nga Pamfleti

Dritë në fund të tunelit për mbrojtësin shqiptar pas

Marash Kumbulla më në fund po bëhet gati të kthehet në fushën e lojës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk sheh tapetin e gjelbër që nga ajo ndeshje fatkeqe me Milanin, ku një përplasje me Olivier Zhiru i solli dëmtimin në ligamentin krocat të gjurit të djathë. Por duket se ka dritë në fund të tunelit për 23-vjeçarin. 
 
Sipas “Il Corriere Dello Sport”, mbrojtësi ka filluar të rrisë intensitetin e stërvitjeve në periudhën e fundit dhe shumë shpejt do të vazhdohet plotësisht me grupin e futbollistëve nën urdhrat e Murinjos. Por trajneri portugez mendon se për të qenë i gatshëm, duhet që Kumbulla të fitojë edhe një herë ndjesitë e fushës së lojës. 

Për këtë arsye, brenda këtij muaji planifikohet që hapi i parë drejt kthimit të plotë për futbollistin të jetë një ndeshje me të rinjtë e Romës. Aty Murinjo do të vlerësojë gjendjen e lojtarit dhe të vendosë nëse ai do të jetë gati për t’u kthyer në një alternativë për prapavijën e skuadrës së tij, ku duhet kontributi i mbrojtësit shqiptar dhe për shkak të situatës së vështirë që po kalon Roma me dëmtimet e futbollistëve të ndryshëm.  

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare roma

Lini një Përgjigje