TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2023, 20:56

U lë “targën” Mbapesë, Vinisiusit dhe Leaos, dribluesi më i mirë në Europë është një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

U lë “targën” Mbapesë, Vinisiusit dhe Leaos,

E konfirmojnë statistikat! Dribluesi më i mirë në Europë mbi 23-vjeç është shqiptari i Kosovës, Edon Zhegrova. Talenti që është pjesë e Lilës në Francë, u ka lënë “targën” emrave të mëdhenj në futbollin Europian si Mbape, Vinisius, Leao, etj.   

Në statistikat e përgatitur nga “Wyscout” dhe CIES Football Observatory, mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në 5 ligat kryesore të Europës, anësori i majtë i Lilës ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligën 1. Përqindja e saktësisë së driblimeve është 61.36 %.    
 
Në renditjen ku kryeson Edon Zhegrova, në vendin e dytë u rendit Kingsli Koman nga Bajerni i Mynihut, i ndjekur nga Dodi Lukebakio nga Sevijas.  

Vinisius Junior, tashmë i njohur për driblimin e tij, ishte vetëm në vendin e 7, ndërsa francezi Kilian Mbape nuk përfshihet në “Top-10”.  

edon zhegrova anësori shqiptar

Lini një Përgjigje