
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, vijon të shënojë në elitën e futbollit rumun, me fanelën e Kluzhit, teksa gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Poli Iasit të Xhuliano Skukës, në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.
Korenica shënoi në minutën e 4, ndërkohë që vendasit edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 27, arritën të barazonin me Guilherme në minutën e 64.
Për sa i përket Skukës, sulmuesi dibran nuk u aktivizua në këtë duel, ndërkohë që në radhët e Kluzhit debutoi Emerllahu, në minutën e 76, por pa arritur të linte gjurmë.
Lini një Përgjigje