
UEFA vijon t’u bëjë jehonë golave të kuqezinjve në këto kualifikuese të “EURO 2024”. Në prag të ndeshjes së sotme Moldavi-Shqipëri, faqja zyrtare e UEFA-s në Facebook, ka postuar në një video tre golat spektakolarë të Jasir Asanit.
Dhe e nis pikërisht me golin e parë ndaj Moldavisë në qershor, për të vijuar me “perlën” ndaj Polonisë dhe e mbyll me supergolin ndaj Çekisë. Tre gola njëri më i bukur se tjetri që bënë të mundur që sot Kombëtarja shqiptare të jetë vetëm 1 pikë larg Evropianit.
Kujtojmë që dy nga golat fantastikë të Asanit u zgjodhën si më të mirët e raundeve përkatëse, pa harruar edhe atë të Asllanit ndaj Ishujve Faroe dhe të Bajramit në Çeki. Pra, kuqezinjtë dijnë të shënojnë vetëm supergola.
Just one of Jasir Asani's golazos in #EURO2024 qualifying ???????????? pic.twitter.com/gwn1ywEdBU
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 17, 2023
Lini një Përgjigje