TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2023, 21:16

Lajm i trishtë nga Korça, ndërron jetë ikona e Skënderbeut, pësoi arrest kardiak dhe humbi ndjenjat në mes të sallës

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i trishtë nga Korça, ndërron jetë ikona e

Lajm i trishtë vjen nga Korça. Ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu ka humbur jetën, në moshën 80-vjeçare, pas një arresti kardiak të pësuar pasditen e sotme. 

Legjenda e futbollit korçar ishte në takimin “Fjalën e ke ti”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, teksa duke diskutuar në mes të sallës, Veteran Topçiu ka humbur ndjenjat. Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, Veterani nuk ia doli, duke humbur jetën. 

Lajm i trishtë nga Korça, ndërron jetë ikona e

I ndjeri Veteran Topçiu, ka veshur fanelën e Skënderbeut për 12-vite rresht (1960-1972), duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën korçare. Për merita të veçanta ai mban dy medalje të akorduara nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë.

Lajm i trishtë nga Korça, ndërron jetë ikona e

veteran topçiu ish-futbollisti i skënderbeut

Lini një Përgjigje