
Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
Spanja ka mposhtur në transfertë me Qipron me rezultatin 3-1. Iberikët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me Jamal, Ojarzabal dhe Hozelu. Në pjesën e dytë, goli i Pileas për vendasit shërbeu vetëm për statistikë. Spanja kryeson me 18 pikë, ndërsa Qipro ka 0 pikë.
Azerbajxhani i De Biazit ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 me Suedinë.
Po në grupin A, barazim spektakolar mes Gjeorgjisë dhe Skocisë, me shifrat 2-2. Te gjeorgjianët shkëlqeu me dopietë Kvara, ndërsa skocezët “tundën rrjetën” me lojtarin e Mançester Junajtid, Mektomeni dhe Shankland.
Kujtojmë që Skocia është e kualifikuar, ka 16 pikë dhe ka zhvilluar një fushatë eliminatoresh mjaft pozitive.
Austria ka triumfuar me 2 gola ndaj Estonisë në transfertë dhe Bullgaria ka fituar në shtëpi me shifrat 2-1.
Lini një Përgjigje