TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2023, 19:00

Pezullohet për dy vjet ish-sulmuesi i njohur holandez, ngacmonte seksualisht punonjëset kur ishte drejtor sportiv i Ajaksit

Shkruar nga Pamfleti

Pezullohet për dy vjet ish-sulmuesi i njohur holandez, ngacmonte

Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) Mark Overmars nga çdo rol në futboll. Arsyeja e këtij vendimi është sjellja e ish-sulmuesit holandez, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaksi.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”,- ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.

Holandezi dha dorëheqjen nga detyra në shkurt të vitit 2022 nga Ajaksi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antuerpin, në Belgjikë. Ish-sulmuesi holandez ka fituar Championsin me Ajaksin gati tri dekada më parë, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonën.

mark overmars ish-drejtori sportiv i ajaksit

Lini një Përgjigje