TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2023, 20:30

Telashe për ish-sulmuesin e Kroacisë, përfundon në burg pasi nuk u kishte paguar 80 mijë euro 3 fëmijëve të tij

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për ish-sulmuesin e Kroacisë, përfundon në burg pasi

Sa shumë telashe për, Bosko Balaban, ish-futbollist kroat, i cili ka luajtur edhe në Premier Ligë. Ai akuzohet se nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij për rritjen e tre fëmijëve, teksa është dënuar me 1 vit burgim.

Ish-lojtari i përfaqësueses kroate mësohet se nuk paguar rreth 80 mijë euro, kështu që do të qendrojë për një vit pas hekurave për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive ndaj fëmijëve të tij.

Balaban lujti në Premier Ligë në vitin 2001, kur nënshkroi me Aston Vilën nga Dinamo e Zagrebit për plot 5.8 milionë euro.

Balaban u martua me Iva Radiç, një modele e cila fitoi Mis Kroacia në vitin 1995 dhe të dy patën tre fëmijë në më shumë se një dekadë martesë. Çifti u divorcua në vitin 2017 dhe Balaban iu dha një afat dy vjeçar për të shlyer borxhet që arrinin në 70,000 paund. Kësisoj bëhet me dije se 45-vjeçari u dënua nga gjykata në Zagreb me 1 vit burgim dhe 4 të tjera me kusht. 

Balaban, shënoi 10 gola në 35 ndeshjet që luajti për kombëtaren kroate. Ai fitoi një kampionat dhe një kupë belge me Klub Bryzh dhe tri kampionate kroate me Dinamon e Zagrebit.

bosko balaban ish-futbollisti kroat

Lini një Përgjigje