
Portugalia nuk fal dhe arrin fitoren e 9 në po aq ndeshje ne grupin kualifikues për “EURO 2024”, duke shënuar në total 34 gola dhe pësuar vetëm 2. Edhe pse të kualifikuar, luzitanët shkuan në Lihtenshtejn duke bërë detyrën dhe duke fituar me rezultatin 0-2, pasi të dy golat erdhën në pjesën e dytë dhe u shënuan nga i zakonshmi Kristiano Ronaldo dhe në fund nga Zhoao Kançelo.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 47’, ishte CR7, i cili kaloi në epërsi skuadrën e tij. Kristiano Ronaldo arrin 10 gola ndërkombëtarë në vitin 2023. Është hera e gjashtë që shënon mbi 10 gola me Portugalinë në një vit kalendarik.
38-vjeçari nuk ndalet as me kombëtaren. Gjithsej këtë vit ka shënuar 46 gola në 50 ndeshje dhe në total janë tashmë 128 gola me kombëtaren.
Portugalia arriti të shënonte edhe golin e dytë ndaj Lihtenshtejnit. Në minutën e 58, ishte anësori i Barcelonës i huazuar nga Mançester Siti, Zhoao Kançelo i cili dyfishoi shifrat.
Luksemburgu ka mposhtur Bosnjën me shifrat 4-1. Kjo fitore ishte për statistikë, pasi Luksemburgu nuk mund të kualifikohet për në fazën me eliminim direkt. Fitore ka marrë edhe Mali i Zi me Sllovakinë, ku malazezët mposhtën Lituaninë 2-0 dhe sllovakët 4-2 Islandën.
Lini një Përgjigje