TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2024, 15:40

UEFA i beson Enea Jorgjit sfidën delikate për kualifikimin në Ligën e Kombeve; një italian ndihmës i arbitrit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

UEFA i beson Enea Jorgjit sfidën delikate për kualifikimin në

UEFA ka caktuar gjyqtarë shqiptarë për të drejtuar një ndeshje shumë delikate për kualifikimin në Ligën B në Ligën e Kombeve. Turqia pret Islandën në një ndeshje që mund të ketë një peshë të rëndësishme për kualifikimin e mëtejshëm në grupin B4 dhe dueli do të drejtohet sot nga Enea Jorgji.

Islanda ka fituar ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi, ndërsa Turqia është ndalur në barazim nga Uellsi. Kjo bën që dueli i sotëm të jetë shumë delikat sepse një fitore e nordikëve do t’i vinte në pozita shumë komode për fitoren e grupit.

Jorgji është caktuar të drejtojë ndeshjen që zhvillohet në Izmir me ndihmën e dy asistentëve Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt është ndërkombëtari tjetër, Eldorjan Hamiti. Edhe gjyqtari Kreshnik Bajramaj është caktuar si asistent në VAR, pasi gjyqtari përgjegjës në VAR është italiani Luka Paireto.

 

enea jorgji arbitri shqiptar turqi-islandë liga e kombeve

Lini një Përgjigje