
Mësoni në vijim notat për futbollistët e Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Ukrainës sipas vlerësimeve të “Panorama Sport”:
MITAJ 7 – E nis mirë dhe duket qartë siguria që ka fituar me topin në këmbë. Ndërmerr disa inkursione dhe bëhet rrezik për ukrainasit. Te goli i pësuar mund të ishte edhe disi i vëmendshëm për t’i dalë përpara kundërshtarit, por gjithsesi te goli i përmbysjes pason një top fantastik te Manaj, pas shpinës së mbrojtjes së Ukrainës. Në nivel.
RAMADANI 7 – Puna e tij nuk duket, por ai është shumë i rëndësishëm në mesfushë. Tri duele të fituara nga Ramadani, plus një tjetër në ajër, spastron zonën kur duhet dhe bllokon kundërshtarët. Duhet të përmirësojë vetëm topin e gjatë. Saktësia e pasimeve 81%. Solid!
ASLLANI 7 – Është ai që merr topin e parë nga mbrojtja dhe mundohet të organizojë ekipin. Saktësia e pasimeve 87%, por ndjen lodhje në pjesën e dytë. Ndikojnë minutat e pakta tek Interi. Mbetet truri i ekipit!
BAJRAMI 6.5 – I sforcuar si lojtar krahu, por Silvinjo i beson për të tretën herë radhazi në atë pozicion. Shfrytëzon shpejtësinë dhe fiton metra, por nuk rrezikon dot seriozisht ukrainasit. Më mirë mbrapa sulmuesve.
LAÇI 6.5 – Prek më pak nga të gjithë topin, sepse vrapon në zonat bosh duke kërkuar hapësirën. Ka dy raste në pjesën e parë që mund t’i shfrytëzonte më mirë. Veprimi te goli i dytë për t’u vlerësuar.
HYSAJ 6.5 – Kryen detyrat që i jepen dhe shpeshherë ndeshet me presingun e ukrainasve. Preferon topin e gjatë për të dalë nga situata.
STRAKOSHA 6.5 – Duhej një reagim më i mirë te goli i pësuar, sepse kishte mundësi. Më vonë e përmirëson me dy pritje vendimtare që shpëtuan kuqezinjtë.
Lini një Përgjigje