Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, janë përjashtuar nga grumbullimi më kombëtaren e Kosovës. Përjashtimi i tyre ka nxitur reagime të mëdha nga sportistë e përkrahësit e kombëtares. Për këtë gjë është kritikuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
I ftuar në “Ora Sport”, gazetari i sportit Lorik Gashi ka zbuluar prapaskenat pse u përjashtuan nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës të tre futbollistëve.
'Këta tre futbollistë kanë kaluar mbrëmjen në një nga lokalet në qytet duke lënë hotelin e Kombëtares së Kosovë. Kjo nuk i pëlqeu trajnerit dhe ka lajmërua drejtuesit e Federatës së Kosovës dhe këta lojtarë janë përjashtuar nga grumbullimi.
Vendimi i ardhshëm për këta futbollistë, se mund të ndodhë që të përjashtohen nga Kombëtarja, por do të merret më vonë si vendim.', tha Gashi.
Federata e Futbollit të Kosovës, të dielën ka njoftuar se ka përjashtuar Zhegrovën, Muriçin dhe Muslijën.
Sipas FFK-së, përjashtimi i tyre ka ndodhur për arsye se lojtarët kanë thyer rregullat e trajnerit dhe FFK-së. Megjithatë, nuk kanë treguar se cilat rregulla konkretisht.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Lini një Përgjigje