TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2024, 22:52

Nis rruga drejt 1000 golave, CR7 i dhuron 3 pikët Portugalisë; Spanja luan ‘poker’ me Zvicrën

Shkruar nga Pamfleti

Nis rruga drejt 1000 golave, CR7 i dhuron 3 pikët Portugalisë; Spanja

Mbrëmjen e sotme u luajtën 4 ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kombeve. 4 sfida mjaft interesante në të cilat u shënuan 12 gola.

Spanja nuk u kursye përballë Zvicrës në transfertë. Edhe pse ishin me 10 lojtarë prej mintuës së 20, “Furia e Kuqe” ia doli që të triumfonte me rezultatin 1-4.

Portugalia e Kristiano Ronaldos fitoi 2-1 me Skocinë, fal golit të 'yllit' të tyre me numrin 7. Luzitanët realizuan dy gola në pjesën e dytë, që përjetojnë një tjetër përmbysje pak ditë nga ajo që i ndodhi ndaj Polonisë.

Edhe pse pjesën e parë e kishin mbyllur në avantazh, në 45 minutat e dyta erdhën dy gola nga kombëtarja luzitane, e cila fillimisht barazoi me Bruno Fernandes dhe më pas, disa minuta nga fundi, Kristiano Ronaldo, i hedhur në fushë në pjesën e dytë, gjeti devijimin e duhur pranë shtyllës së dytë pas një super krosimi nga Mendes.

Një festë për golin e 901 në një “gjueti të hapur” tashmë drejt 4 shifrave, 1000 golat në karrierë, që deri më sot nuk është arritur zyrtarisht me dokumente nga askush. Kjo është fitorja e dytë radhazi për Portugalinë, pas asaj të arritur pak ditë më parë, ku Ronaldo shënoi gol në pjesën e parë ndaj Kroacisë.

Në ndeshjet e tjera, Kroacia fitoi 1-0 përballë Polonisë, me golin e shënuar nga Luka Modriç. Ndërsa, Suedia mori fitoren e radhës në Ligën C, duke mposhtur Estoninë pastër, 3-0.

spanja kroacia portugalia liga e kombeve

Lini një Përgjigje