TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2024, 21:24

“Kosova futet në fushë vetëm për fitore”, Amir Rrahmani para ndeshjes me Qipron: Japim shpirtin në fushë

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova futet në fushë vetëm për fitore”, Amir

Pas humbjes 0-3 në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, tashmë Kosova është gati për të bërë kthesën ndaj Qipros. Sfida që “Dardanët” do të luajnë në transfertë, do të zhvillohet ditën e hënë në mbrëmje.

Në prag të kësaj sfide, ka folur dhe kapiteni dardan, Amir Rrahmani. Ky i fundit vlerëson maksimalisht sfidën e nesërme, duke u shprehur se është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit.

Ndeshja e nesërme është me të vërtetë shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, pasi na jep mundësi dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe do të hyjmë në fushë vetëm për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, tha Rrahmani.

amir rrahmani kapiteni i kosovës ndeshja me qipron liga e kombeve

Lini një Përgjigje