TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2024, 18:45

Basketbolli turk në zi, aksidenti tragjik i merr jetën ish-lojtarit të Fenerbahçes

Shkruar nga Pamfleti

Basketbolli turk në zi, aksidenti tragjik i merr jetën ish-lojtarit

Basketbolli është në zi. Ish-lojtari turk Ilkan Karaman ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi në rajonin Datça, rreth 600 kilometra në jug të Stambollit, në Turqi.

Sipas burimeve turke, Karaman ishte në një trotuar duke pritur që një shok të furnizonte makinën e tij me karburant, kur një automjet tjetër humbi kontrollin, u ngjit në trotuar dhe u përplas me ish-lojtarin, sipas burimeve turke.

Me sa duket humbja e kontrollit lidhet me alkoolin e tepërt. Karaman mbeti i bllokuar poshtë mjetit, ku humbi jetën nga goditjet dhe plagët e shkaktuara nga përplasja e dhunshme.

I lindur në vitin 1990, Ilkan Karaman ishte një lojtar premtues turk që luajti për disa skuadra në vendin e tij si Tofas Bursa, Pinar Karsijaka, Fenerbahçe dhe Beshiktash. Ai fitoi Kupën e Turqisë më 2013 dhe Ligën e vendit të tij më 2014 duke luajtur për Fenerbahçen.

Dhe me atë ekip ai debutoi në Euroligë në sezonin 2013-2014, duke u paraqitur në 22 ndeshje dhe mesatarisht 4.4 pikë dhe 2.5 kërcime për lojë.

Duke luajtur si sulmues, Karaman ishte i rregullt në ekipet stërvitore të Turqisë dhe madje luajti për kombëtaren në ndeshjet kualifikuese të Eurobasketit 2013, duke shënuar mesatarisht 10.5 pikë dhe 5.8 kërcime në 10 ndeshje.

 

ilkann karaman ish-basketbollistii fenerbahçes

Lini një Përgjigje